Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniçi tha se rënia e faqes së internetit dhe problemet me faqen zyrtare të KQZ ishin të papritura.
Në një konferencë për gazetarët, ai tha se për arsye se aplikacioni për përpunimin dhe prezantimin e të dhënave nuk ka funksionuar dhe nuk po arrijnë që t’i transmetojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike.
“Në këto rrethana KQZ-ja ka shqyrtuar situatën dhe ka vendosur që të mbledh të dhënat në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet përmes formularëve të rezultateve për subjektet politike, që tashmë janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, tha Radoniçi, duke theksuar ndër të tjera se problemet me faqen zyrtare të KQZ nuk do të ndikojnë aspak në rezultatin e zgjedhjeve dhe se votat e qytetarëve janë të sigurta.
“Sot gjithë natën do të punohet dhe të gjitha të dhënat do të publikohen. Nuk ka komunikime periodike, pasi ti mbledhim të dhënat në mënyrë manuale do t'i publikojmë”, tha ai ndër të tjera.
