Hapësire reklamuese

Rajoni

VIDEO/ Albin Kurti “buza gaz” shpall FITOREN: Fitoi Vetëvendosja, është e KONFIRMUAR!

Shkruar nga Newsbomb

VIDEO/ Albin Kurti “buza gaz” shpall FITOREN: Fitoi

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh dhe kreu i Lëvizjes Vetëvetendosje ka dalë në një konferencë për mediat ku dhe ka shpallur fitoren e këtyre zgjedhjeve.

“Buza gaz”, Kurti ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij, të gjithë ata qytetarë të cilët i besuan sërish për një mandat të tretë dhe së bashku me ta do të punojë për të përfunduar projektet dhe për të mbajtur premtimet që u ka dhënë qytetarëve të tij.

Bazuar në rezultatet e deritanishme, pa çka se deri më tani nuk kemi një rezultat zyrtar nga KQZ, Kurti na siguroi që këto zgjedhje janë fituar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe dy partitë e tjera të koalicionit të tij, partia Guxo dhe Alternativa.

“Nuk ka pasur incidente dhe gjithçka ka shkuar sipas ligjit. Falenderoj policinë e Kosovës dhe po ashtu organet e rendit dhe të sigurisë për mbarëvajtjten e këtij procesi tejet të rëndësishëm. Zgjedhjet ishin  demokratike. Falenderoj të gjithë votuesit LVV të koalicionit tonë fitues me partinë Guxo dhe partinë Aleternativë. Jemi të parët për qeverisjen tonë ky është një konfirmim. Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re pra Kurti 3 dhe ne kështu do të vazhdojmë dhe punët që kemi nisur.  Besoj që qytetarët e  Kosovës e kanë dëshmuar suksesshëm rezistencën e tyre", tha Kurti.

Ndër të tjera, Kurti theksoi se pavarësisht të gjitha sulmeve që i janë bërë, duke hedhur akuza në drejtim të partive të tjera për sulme hibride, Vetëvendosja arriti që të fitojë dhe është gati për të formuar qeverinë e ardhshme.

“Por përkundërt të gjitha këtyre populloi fitoi, fitoi vetëvendosja ne jemi subjekti i parë fitues i cili do  formojë qeverinë e ardhshme. Nga rezultatet e deri tanishëm ë gjithë e kanë të qartë që ata që dolën të dytët dhe të tretët edhe po të bëhen bashkë nuk fitojnë. Vetëvendosja fitoi. Vetëvendosja është fituese dhe ecim shpejt bashkë përpara qeverisë së re”, tha Kurti ndër të tjera.

Zv.kryeministrja Donika Gërvalla foli pas Kurtit ku dhe theksoi se koalicioni Vetëvendosjes ka arritur fitore dhe do të qeverisë me ndershmëri për katër vitet e ardhshme.

“Faleminderit të gjithëve atyre që dolën sot për të votuar, faleminderit gjithashtu aktivistëve të partive politike që siguruan një proces të mirë zgjedhor. Sot shënojmë një fitore të madhe për koalicionin tonë mes Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Guxo dhe Partisë Alternativa,” tha Gërvalla.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese