Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit pranoi sot kërkesën e eurodeputetit të Demokracisë së Re, Fredi Beleri, për lirimin nga burgu.
Menjëherë pas këtij vendimi mediat greke i kanë bërë jehoni lajmit duke thënë se trashmë Beleri do të jetë i lirë që të kryejë të gjithë detyrat si eurodeputet.
Po ashtu “Protothema” shkruan se disa himariotë janë mbledhur jashtë burgut dhe po presin që Beleri të lërë ambientet e burgut.
“Pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë në Fier, Fredi Beleri është transferuar në burg për procedimin dhe pritet të lirohet rreth orës 16.00. Sipas të njëjtave informacione, dhjetëra banorë të Himarës janë mbedhur jashtë burgut të Fierit dhe presin lirimin e Belerit”, shkruan Protothema.gr.
Beleri qëndroi në burg për 16 muaj, kishte bërë kërkesën përkatëse që në korrikun e kaluar ashtu siç i takon sipas ligjit shqiptar pasi kishte kryer 2/3 e dënimit.
Edhe pse prokurori publik e refuzoi kërkesën e Belerit, gjykata vendosi se kishte arsye për lirimin e tij nga burgu vetëm me kushtin kufizues që ai të komunikonte me policinë disa herë në muaj.

