Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lirohet nga burgu Fredi Beleri

Shkruar nga Newsbomb
Lirohet nga burgu Fredi Beleri
FotoArkiv/ Fredi Beleri

Gjykata e Fierit ka marrë vendimin ditën e sotme për të lënë të lirë me kusht eurodeputetin, Fredi Beleri.

Pas vendimit të gjykatës, ka reaguar edhe avokati i Fredi Belerit, i cili tha: “Gjykata pranoi kërkesën tonë, urdhëroi lirimin para kohe. I kishin mbetur 6 javë për të bërë. Respekte për gjykatën.  U tregua e pavarur. I kishin mbetur edhe dy muaj”.

Seancat e mëparshme për këtë kërkesë kishin dështuar për shkak të mungesës së dokumentacioneve. Ndërsa ditën e sotme Gjykata mori vendimin të lironte me kusht Belerin.

Seanca kishte një interes të madh jo vetëm nga gazetarët shqiptarë, por edhe nga ata grekë të cilët ndodhen për të raportuar gjatë gjykatës së Fierit.

Fredi Beleri u arrestua më 12 maj të vitit të kaluar, 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Dhe prej asaj dite ndodhej pas hekurave.

Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin metoda speciale hetimi, duke përdorur agjentë të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës për akuzën për vjedhje votash.

Pavarësisht se ndodhej në qeli Beleri arriti që të siguronte më shumë vota se kandidati i socialistëve, Jorgo Goro. Por, pavarësisht mandatimin nga KQZ Beleri nuk arriti që të betohej. Ndërkohë, me vendimin e Gjykatës së Apëlit për ta dënuar ,me 2 vite burg Belerin, u shuan shpresat për tu betuar si kryebashkiak i himariotëve.

Belerit i kishte mbetur edhe 6 javë përfunduar dënimin, mirëpo Gjykata sot i ka dhënë lirinë me kusht.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese