Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Exit-Pollet në Kosovë nxjerrin FITUES Albin Kurtin! Lëvizja Vetëvendosja lë pas partitë e tjera, por ka nevojë për një aleat

Shkruar nga Newsbomb
Exit-Pollet në Kosovë nxjerrin FITUES Albin Kurtin! Lëvizja
Foto Arkiv/ Albin Kurti

Pas përfundimit të procesit të votimit në zgjedhjet Parlamentare në Kosovë janë publikuar edhe exit-pollet e para.

Sipas UBO-Consultin për RTV Dukagjini, Lëvizja Vetëvendosje 40.3 %. PDK 21.4 %, LDK 19.3% AAK 7.2 %, Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.

Sipas këtij sondazhi, të dhënat e grumbulluara nga qytetarët gjatë ditës së votimeve tregojnë fituesin e zgjedhjeve në Kosovë.

Exit-Pollet në Kosovë nxjerrin FITUES Albin Kurtin! Lëvizja

Valon Feka nga UBO Consulting deklaroi se ky exit poll është zhvilluar në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe me një saktësi të lartë statistikore.

“Sot gjatë gjithë ditës ne kemi zhvilluar exit poll-in. Mostra është bukur e madhe, pra po flasim me një mostër që është më 15 mijë anketa. Me një margjinë të gabimit më pak së një pikë të përqindjes. Kemi përzgjedhur 140 qendra nëpër të gjithë territorin e Kosovës. Vlen të ceket që është realizuar vetëm me votues shqiptar dhe gjatë anketimit ka ndodhur që një% e votuesve janë minoritete”, ka thënë Feka.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese