Hapësire reklamuese

Politikë

Prokuroria i kthen përgjigje KQZ-së pas 6 muajsh: Kandidati i partisë së Astrit Patozit është arrestuar në Itali për drogë

Shkruar nga Newsbomb

Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje KQZ-së për verifikimin e emrit të një prej kandidatëve për deputet, për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për Arsen Tare Belaj, kandidat i partisë Bindja Demokratike e Astrit Patozit.

Nga verifikimet e organit të akuzës, ka rezultuar se ky shtetas, është arrestuar dhe është mbajtur me masë sigurimi "Arrest në burg" në Frosinone, Itali, në vitin 1997 për veprën peanle "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", e kryer në bashkëpunim.

Pjesë nga vendimi i Prokurorisë së Përgjithshme:

I. Rezulton të ketë qenë i arrestuar në burgun “G.PAGLIEI” në Frosinone, Itali, nga data 05.05.1997 deri më 11.06.1997, për kryerjen veprës penale të prodhimit dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim;

II. Rezulton të ketë qenë i siguruar me masë shtrënguese të sigurisë personale “Arrest me burg”, për kryerjen veprës penale të prodhimit dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, në Frosinone, Itali.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.