Hapësire reklamuese

Aktualitet

Probleme me energjinë në Rinas, menaxheri: Ishte luhatje, asnjë problem në aeroport

Shkruar nga Newsbomb

Mbrëmjen e sotme është raportuar se në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës ka patur mungesë energjie. Portali “27.al” raportoi fillimisht se rreth orës 20:00 në aeroport u shuan dritat duke e kthyer të paktën për 10-15 minuta në një terr total.

Newsbomb.al kontaktoi me stafin menaxhues të aeroportit, të cilët sqaruan se nuk ka patur ndërprerje të energjisë, por vetëm luhatje të saj. “Ka patur një luhatje të energjisë dhe për shkak se llampat janë të mëdha është krijuar idea se dritat janë fikur. Ka zgjatur vetëm pak sekonda”, ka thënë për Newsbomb, menaxheri i aeroportit.

Sa i përket pretendimeve se udhëtarët nuk janë lejuar të bëjnë foto gjatë këtij momenti, menaxheri ka theksuar se diçka e tillë nuk lejohet në asnjë aeroport të botës.

Situata në Europë dhe sulmet e fundit terroriste në aeroportin e Brukselit, ka rritur frikën te qytetarët dhe çdo rast me probleme të tilla, mund të bëhet shkak për përhapjen e panikut. Gjithsesi, autoritetet kanë njoftuar se siguria në aeroportin e Rinasit është rritur ndjeshëm ditët e fundit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese