Hapësire reklamuese

Politikë

Zv.kryeministria Balluku voton së bashku me djalin e saj: Përgëzoj të gjithë kandidatët e PS, thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive

Shkruar nga Newsbomb
Zv.kryeministria Balluku voton së bashku me djalin e saj:
Belinda Balluku

Zv.kryeministria dhe njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur në qendrën e votimit në Fier e shoqëruar nga djali i saj për të ushtruar të drejtën e votës.

Pas votimit, ministria Balluku në një prononcim për media, përgëzoi të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste për sjelljen shembullore të treguar ditën e sotme, ndryshe nga çfarë është raportuar së fundmi në media lidhur me kandidatët e partive të tjera.

Ndër të tjera, zv.kryeministria i është drejtuar me thirrje të gjithë qytetarëve dhe veçanërisht të rinjve dhe të rejave që votojnë për herë të parë, duke u shprehur se këto zgjedhje i shërbejën më shumë atyre sesa kujdo tjetër.

Do ti bëja thirrje të gjithë shqiptarëve ta përdorin votën e tyre për të votuar sot dhe mos ta çojnë dëm pasi është një përgjegjqsi qytetar që duhet ushtruar në një sistem demokratik dhe mes gjithë aspiratës tonë për tu bërë pjesë e BE.

Drejtuesit politikë kanë për detyrë të drejtojnë qarkun. Kam qenë gjatë gjithë ditës e zënë duke ndjekur procesin pasi nuk ka qenë një proces shumë i qetë në Fier. Dua të përgëzoj të gjithë kandidatët e listës së PS për sjelljen shembullore që kanë pasur gjatë ditës sotme, gjë e cila nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera.

Ne flasim me fakte, prova, evidenca. I bëj thirrje të gjithë votuesëve të herës së parë, të dalin të votojnë sepse këto zgjedhje janë për ta sesa për këdo”, është shprehur Belinda Balluku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese