Në një kohë kur aleati i tij, Sali Berisha është duke ndjekur rezultatin nga selia blu, Ilir Meta ndodhet në qelinë e burgut 313.
Këto zgjedhje për Metën ishin të vështira, duke qenë se nuk pati mundësinë për të bërë fushatë njësoj si dhe kandidatët e tjerë të cilët përgjatë një muaji zhvilluan dhe shtrënguan duart me qytetarët.
Ishte vendimi i ish-presidentit dhe njëkohësisht dhe kreut të Partisë së Lirisë që të kandidonte në këto zgjedhje për listë të hapur. Nga të dhënat e publikuara deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Meta ka arritur deri më tani të sigurojë vetëm 340 vota individuale, duke rrezikuar kështu të mbetet jashtë Parlamentit.
Deri në orën 12:41 minuta në rang vendi janë numëruar 2116 qendra votimi nga 5225 në total. Partia Socialiste është forca politike e cila po udhëheq bindshëm në këtë garë me 288817 vota, e ndjekur më pas nga Partia Demokratike me 18830 vota e përkthyer ndryshe në përqindje me 34.33%.
Në vendin e tretë qëndron Partia e Tom Doshit, PSD-ja me 21828 vota, ndërkohë që Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 18239 vota, Partia Mundësia me 14738 vota.

