Adriatik Lapaj
Drejtuesi i koalicionit “Nisma – Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj është paraqitur në qendrën e tij të votimit në kryeqytet për të ushtruar të drejtën e votës.
Lapaj është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij teksa dha dhe një prononcim të shkurtër për mediat.
“Sigurisht që votova për kalicionin. Uroj që KQZ mos a marrë për fushatë këtë që sapo thashë. Besoj fort që vendi ka nevojë për një ndryshim të madh. Ftoj qytetatët të dalin në votime se është e vetmja mënyrë për të bërë ndryshime në këtë vend”, është shprehur Lapaj.
Kujtojmë që Adriatik Lapaj me partinë e tij “Shqipëria Bëhet” garon së bashku me drejtuesin e partisë “Mundësia” me kryetar Endri Shabanin.
Sondazh
Poll

