Hapësire reklamuese

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, KQZ: Procesi ishte i qetë, ja sa qytetarë kanë votuar

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, KQZ: Procesi ishte i qetë, ja sa
Foto nga Himara, pamje jashte qendres se votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një njoftim zyrtar pas mbylljes së procesit të votimit në Bashkinë e Himarës.

Sipas KQZ procesi i votimit në 36 qendrat e votimit ka vijuar i qetë ndërkohë që zgjedhësit janë identifikuar elektronikisht dhe sistemi PEI ka rezultuar krejt i suksesshëm. Nga informacionet paraprake dhe të dhënat e raportuara në këto zgjedhje të pjesshme kanë marrë pjesë 36.9% e qytetarëve.

Komisionet e QV po përgatiten për të dorëzuar kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore në KZAZ-në nr. 88, për t'i hapur rrugë procesit të numërimit të votave.

Procesi i numërimit të votave do të fillojë kur të mbërrijë në KZAZ edhe kutia e fundit e votimit nga QV më e largët.

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, KQZ: Procesi ishte i qetë, ja sa
Rezultatet e pjesemarrjes se votuesve ne Himare deri ne oren 19:00

Njoftimi i plotë:

Në orën 19:00 përfundoi orari i votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë. Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjithë territorin e bashkisë.

Procesi i votimit në 36 QV ka vijuar i qetë ndërkohë që zgjedhësit janë identifikuar elektronikisht dhe sistemi PEI ka rezultuar krejt i suksesshëm. KQZ e ndoqi në dinamikë ecurinë e procesit, duke ndërhyrë në rastet kur u kërkua asistencë nga ana e Komisionerëve të Qendrave të Votimit.

Nga informacionet paraprake dhe të dhënat e raportuara, nga pjesëmarrja në zgjedhje rezulton 36.9%.

Komisionet e QV po përgatiten për të dorëzuar kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore në KZAZ-në nr. 88, për t'i hapur rrugë procesit të numërimit të votave.

Procesi i numërimit të votave do të fillojë kur të mbërrijë në KZAZ edhe kutia e fundit e votimit nga QV me largët.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese