Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Himarë, mediat greke pasqyrojnë procesin

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Himarë, mediat greke
Pamje nga zgjedhjet ne Himarë

Zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë Himarë kanë tërhequr vëmendjen e mediave greke, të cilat kanë raportuar mbi procesin zgjedhor, i cili përfundoi në orë 19:00.

Disa media greke online kanë përmendur incidentet gjatë këtyre zgjedhjeve të pjesshme, duke theksuar se rreth 6 mijë qytetarë nuk arritën të votojnë për shkak të kartave të identitetit të skaduara.

Gjithashtu, mediat greke kanë publikuar mesazhin e ish-kryebashkiakut të arrestuar të Himarës, Fredi Beleri, i cili në një deklaratë në gjuhën greke, tha se minoriteti po lufton për demokracinë dhe të drejtat e tyre.

"Me eurodeputetin e Demokracisë së Re dhe kryebashkiakun e zgjedhur në maj 2023, Fredi Beleri, i cili ndodhet ende në burg në Fier, anëtarët e Pakicës Kombëtare Greke u rikthyen në kutitë e votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri të Himarës. Pjesëmarrja ka shënuar një rritje të ndjeshme, me 8238 votues deri gjysmë ore para mbylljes së qendrave të votimit, krahasuar me 7800 votues në zgjedhjet e vitit 2023.

Ekzistojnë dyshime të shumta tek minoriteti grek për strategjitë e qeverisë Rama, e cila mbështet fuqimisht kandidaturën e ish-prefektit të Vlorës, Vangelis Tavos. Javën e fundit, Himara ka parë një fluks vizitash nga zyrtarë të qeverisë, përfshirë edhe kryeministrin Rama, për të mbështetur kandidatin e Partisë Socialiste. Përfaqësuesit e minoriteteve raportojnë një rritje të pazakontë të numrit të votuesve të regjistruar, duke theksuar se janë shtuar 311 zgjedhës të rinj.

Një tjetër çështje që ka ngjallur shqetësim është vendimi i qeverisë shqiptare për të mos lejuar votimin me karta identiteti të skaduara, një veprim që interpretohet si një përpjekje për të penguar pjesëmarrjen e votuesve që vijnë nga Greqia në Himarë," shkruan gazeta Protothema.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese