Hapësire reklamuese

Politikë

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Kryeministri Edi Rama i uron mbarësi Klodjan Brahos! Një mesazh edhe për Altin Dumanin (REAGIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Kryeministri Edi Rama i uron
Kreu i ri i SPAK, Klodjan Braho dhe Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale i ka uruar punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK, Klodjan Brahos, i cili mori detyrën ditën e sotme.

Edi Rama thekson se SPAK ka pasur dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të Partisë Socialiste për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në postimin e tij ka përgëzuar edhe ish-kreun e SPAK, Altin Dumani, për të cilin thekson se ka shënuar arritje të pamohueshme gjatë tre viteve në drejtim të këtij institucioni.


Reagimi i plotë i Edi Ramës

Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese