Ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, thuhet se është ministri i cili është vënë në “kthetrat” e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sipas asaj që gazetari Elton Qyno ka raportuar së fundmi, mësohet se hetimet ndaj Maznikut janë fokusuar vetëm tek tenderat e bashkisë dhe nisur nga dyshime për abuzime me detyrën, SPAK dhe BKH-ja, kanë kryer 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare një kontroll në banesën e zyrtarit të Lartë.
Nuk dihet me saktësi se çfarë është gjendur nga ana e SPAK në banesë, por për të njëjtat burime është bërë me dije se tashmë është në pritje të një dosje tjetër kundër Arbjan Maznikut, e cila do transferohet për moskompetencë nga prokuroria e Tiranës drejt SPAK.
Lidhur me këtë lajm i cili ka qarkulluar së fundmi nuk ka një njoftim zyrtar.
