Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalën në Asamblenë e PS, ku nuk ka lënë pa thumbuar opozitën.
Ai ka folur për ngjarjen tragjike të shënuar në Pogradec, ku u vra Egli Progën. Ra,a tha se opozita gënjeu vazhdimisht duke u përpjekur, sipas tij, që ngjarjen e rëndë ta përdornin për propagandë.
Kreu i qeverisë tha se të gjithë reagimet e opozitës ishin gënjeshtra dhe se policia në kohë rekord zbardhi ngjarjen.
Ai hodhi poshtë lajmet se PS po mbronte autorët, teksa tha se PS nuk ka mbrojtur as ministrat e saj kur kanë pasur problem me drejtësinë.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Ata flasin më shumë nga ne dhe për çdo gjë që flasin dinë shumë më pak nga ne. Ata merren tërë ditën vetëm me ne. Kush e kush të helmoj më shumë popullin ndaj nesh. Dhe nuk bëjnë punë që të mbjellin ca besim më shumë në popull.
Qasja e tyre është një shembull i freskët domethënës për të ilustruar se kush janë ata. Të gjithë bashkë. Të gjithë në politikë e media u mobilizuan ta manipulojnë vrasjen e një djali të riu si overdozë propagonistik për ti vënë njerëzit kundër nesh.
U vu kuja se policia kishte tentuar ta fshihte krimin. Gënjeshtër. Shpejtësia dhe ndalimi i autorit është dokumentuar. U tha se ambulanca erdhi 40 minuta me vonesë, gënjeshtër. Mbërritja e ambulancës është e dokumentuar.
U përhap përralla se autori kishte mburojë politike, gënjeshtër. Jo vetëm dihet botërisht që PS nuk mbron as ministrat, por në rastin konkret ai dajë në fjalë që dikur ka qenë pjesë e PS është një person i dënuar me detyrën dhe prej kohësh nuk ka asnjë angazhim me PS. I ndjeri po, ai ishte anëtar me tesër i PS dhe nuk ishte pronari i lokalit ku ndodhi përplasja, por punonjës i OSSHE.
Derisa e vërteta të veshtë pantallonat gënjeshtra me 7 bishta e bëri 7 xhiron e vendit tonë. Edhe me ndihmën e një prokurori të paaftë, që pa kryer asnjë hetim ndryshoi përcaktimin e policisë si vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia duke revoltuar të madh dhe të vogël. Kështu popullit ju dha pa pikë turpi dhe mëshirë doza e helmit për të bërë politikë me një vdekje tragjike. Derisa duke organizuar një protestë mashtruese kundër qeverisë, ndërkohë që çështje ishte dorëzuar korrektësisht nga policia në duart e pushtetit gjyqësor.
Për të larë ujin e trashë me të hollin, prokuroria mori një të pandehur një polic patrulle, duke treguar se as nuk e ka haberin e rolit të patrullës në raste të tilla. Më keq akoma, duke bërë politikë në vend që të bënte hetim të pavarur.