Hapësire reklamuese

Politikë

"Voto Ramën merr Berishën, voto Berishën merr Ramën", reagon menjëherë Basha: Demokratët Euroatlantikë të vendosur kundër këtij pazari

Shkruar nga Newsbomb
"Voto Ramën merr Berishën, voto Berishën merr
Lulzim Basha

Lulzim Basha ka reaguar pak pas publikimit të listës së drejtuesve politik në qarqe të Partsë Socialiste. Basha përmes një shkrimi në Facebook u shpreh se ky ishte një teatër i shëmtuar e Ramës që synon t’i trajtojë qytetarët pa spektatorë, teksa komentoi dhe vendimin e kryeministrit për listat e hapura.

Ai shprehet se hipokrizia dhe strategjia e Ramës në zgjedhjet e 2025 janë të qarta me binjakëzimin: "Voto Ramën merr Berishën, voto Berishën merr Ramën”, ndërsa shton se demokratët Euroatlantikë qëndrojnë të vendosur kundër këtij pazari.

Reagimi i plotë:

Si përherë, shumë e për lumë.

Hipokrizia për të sharë partnerin me të cilin mbylli listat dhe liroi të korruptuarit e tij përmes amnistisë, është teatri i shëmtuar që riciklon veten vit pas viti. Qëllimi është t’i trajtojnë qytetarët si spektatorë, pa fuqi vendimmarrëse, pa liri politike, pa zë në zhvillimin e vendit.

Qesharake rrahja e gjoksit të kryeministrit që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë, teksa thotë se ai do të kandidojë në pjesën e hapur të listave. Ç’nevojë ka ta trajtojë si trimëri kandidimin te pjesa e hapur e listave, kur kishte mundësinë që t’i hapnin ato për të gjithë? Kjo është vetëm tallja e radhës me qytetarët, të cilëve i'u mohua e drejta e zgjedhjes nga dyshja që në pazarin e vulës ndanë copa pushteti, Rama qeverinë e korruptuar, Berisha opozitën fasadë. Prandaj në zgjedhjet e ardhshme oferta e tyre është shumë e qartë: Voto Ramën merr Berishën, voto Berishën mbaj Ramën.

Demokratët Euroatlantikë qëndrojnë të vendosur kundër këtij pazari që cakton mandatet në tavolinë dhe Shqipërinë e ndan si plaçkë për dyshen e vjetër dhe klientelën e tyre.

Shqipëria meriton më shumë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese