Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka bërë publike edhe shifrën e zarfeve të ardhur deri më tani nga diaspora. Deri më tani, siç bën me dije kryekomisioneri kanë mbërritur 185. 679 zarfe, mbi 2 mijë janë konsideruar si të parregullt nga pikëpamja formale.
Në konferencën për mediat, Celibashi theksoi se sot është dita e fundit e dërgesave të zarfeve, teksa është arritur dakordësimi me DHL që mbërritja mos të jenë më vonë se ora 5. Ndërkohë, kryekomisioneri deklaroi se parashikohet se numri i zarfeve që vijnë nga dispora mund të arrijë deri në 200 mijë.
"Po e prezantoj publikisht, deri më tani janë 185. 679 zarfe të mbërritur në KQZ, në fakt ky numër është pak më i madh. 2.500 zarfe janë administruar në kutinë e posaçme, kur kanë mbërrutur në KQZ janë konsideruar si të parregullta nga pikëpamja formale, por do t’i nënshtrohen vlerësimit nga komisionet.
Presim sot dërgesën e fundit të zarfeve nga të gjitha vendet, akoma nuk e kemi informacionin sa mund të jetë ky numër. Sot është dita e fundit e dërgesave të zarfeve, jemi dakorduar me DHL që mbërritja të mos jetë më vonë se ora 5, që të gjitha të marrin vulën e hyrjes para orës 19:00. Parashikoj se do të shkojë në 200 mijë numri i zarfeve nga diaspora.", tha Celibashi.
