Hapësire reklamuese

Politikë

Vora votoi me elektronikë! Numërohet KUTIA E PARË, Partia Socialiste kryeson bindshëm: Ja EMRAT më të votuar

Shkruar nga Newsbomb
Vora votoi me elektronikë! Numërohet KUTIA E PARË, Partia
Ilustrim: Rezultati i kutise se pare ne Vore

Partia Socialiste kryeson bindshëm rezultatin në kutinë e parë që është lexuar në Bashkinë e Vorës. Në këtë bashki u implementua votimi elektronik dhe rezultati pritet të dalë përfundimtar deri në orën 21:00.

Siç shihet dhe në këtë fotografi që ka publikuar gazetari Mero Baze, Partia Socialiste ka marrë 124 vota në kutinë e parë, kurse koalicioni opozitar i udhëhequr nga Partia Demokratike ka marrë 42 vota.

Ministri dhe kandidati socialist Blendi Gonxhja duket të jetë grumbulluesi më i madh i votave nga PS, ndërsa Lorenca Hoxha  prinë nga ana e PD-së. Doktori Ilir Alimehmeti renditet i dyti nga kampi opozitar, ndërsa nga socialistët ka disa kandidat me shumë vota.

Vora votoi me elektronikë! Numërohet KUTIA E PARË, Partia
Rezultati i kutise se pare ne Vore

Në orën 19:00 të kësaj të diele ka përfunduar zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Votimi ka nisur që në orët e para të mëngjesit, në orën 07:00, dhe është zhvilluar  relativisht i qetë në të gjitha qendrat e votimit në vend.

Vlen të theksohet se nga statistikat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë me pakët se në zgjedhjet e 2021. Deri në orën 18:00, kutive të votimit i janë drejtuar rreth 41.04% të votuesve. Krahasuar me vitin 2021 kemi një pjesëmarrje gati 4.44% më të ulët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese