Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, foli pasditen e sotme për numërimin e votave të diasporës.
Sa i përket vonesave të numërimit, Celibashi theksoi se procesi është i ngadaltë për shkak të lodhjes së komisionerëve, kjo edhe për faktin që është një proces i ri. Kryekomisioneri theksoi po ashtu se vonesat u shkaktuan edhe shkak të debateve dhe diskutimit për votat për ardhura nga Greqia.
Cilibashi i bëri thirrje partive politike që "të ndërtojnë një sistem të ndryshimit dhe të rinovimit të personave që angazhohen në këtë proces”.
“Qartazi është duke marrë shumë kohë procesi i vlerësimit dhe numërimit të dokumentacionit të votuesve nga jashtë. Dhe kemi humbur gati gjysmën e kohës për shkak të debateve dhe diskutimit për votat për ardhura nga Greqia. Procesi eci ngadalë dhe për shkak se ishte për herë të parë. Administrimi teknik, dhe në moment është dashur të vlerësojmë si duhej të vendosnim.
Ritmet janë të ulëta për shkak të performancës, jo për shkak të mungesës së dëshirës, të grupeve të numërimit dhe anëtarëve të komisionit të administrimit të votës nga jashtë. Janë të lodhur, ka prej tyre që janë 48 orë pa pushim. Ndaj meriton të merret në konsideratë thirrja për partitë politike që të ndërtojnë një sistem të ndryshimit dhe të rinovimit të personave që angazhohen në këtë proces. Është e pamundur që 24 orë një njeri të bëjë këtë punë që bëhet”, tha kreu i KQZ.
