Hapësire reklamuese

Politikë

VIDEO/ I shoqëruar nga familjarët, voton lideri demokrat Sali Berisha: Votoni për të ardhmen, do të kemi një ditë të dytë vere!

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ I shoqëruar nga familjarët, voton lideri demokrat Sali Berisha:
Sali Berisha

Lideri demokrat, Sali Berisha ka mbërritur në qendrën e votimit në shkollën “Kosova” në kryeqytet për të ushtruar të drejtën e votës.

Demokrati është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, djali Shkëlzen dhe bashkëshortja Armina Mevlani, nipërit e mbesat e tij.

Bashkëshortja e demokratit, Liri Berisha ka hasur probleme me identifikimin e shenjës së gishtit, gjithashtu e njëja problematikë është hasur dhe me Berishën.

"Së pari një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar, sot të votojnë, të votojnë, të votojnë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre.

Të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend.

Të votojnë!

Unë, meqë më pyet, çdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar, të sigurt në votën e tyre.

Pra, do të kemi një ditë të dytë vere.

Do të kemi një ditë të dytë vere!

Ndaj dhe njëherë thirrja ime, votoni, votoni, votoni!”, është shprehur Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese