Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

VIDEO/ Bleu 860 milionë lekë veshje dhe bizhuteri online, Ajola Xoxa mbërrin në Tiranë, bëhet gati të zbatojë masën e sigurisë

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Bleu 860 milionë lekë veshje dhe bizhuteri online, Ajola Xoxa
Ajola Xoxa dhe Eron Veliaj

Ajola Xoxa është rikthyer në Tiranë. Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj sapo është kthyer nga udhëtimi në Itali dhe pritet që të zbatojë masën e sigurisë arrest shtëpie.

Sot Prokuroria e Posaçme doli edhe me njoftim zyrtar duke treguar rast pas rasti momentet kur dyshohet se Veliaj bashkë me bashkëshorten e tij janë në kushtet e kundërligjshmërisë duke konsumuar disa vepra penale.

E gjendur në këto kushte, SPAK ka ndërmarrë edhe masa të sigurimit pasuror për Ajola Xoxën. Referuar njoftimit të këtij institucioni të drejtësisë në vend, konkretisht është caktuar kjo masë për shumën prej 869 mijë euro që gjenden në dy institucione financiare për llogari të bashkëshortes së kryebashkiakut.

Gjithashtu, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 95 mijë euro pranë zyrave të subjektit “Harabel” që zotërohej po nga Xoxa, si dhe 15 mijë dollar dhe 6.6 milionë lekë të vjetër.

“Po kështu, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, me vendimin nr. 98 Akti /datë 10.02.2025 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, në lidhje me llogaritë bankare të ndodhura në “Intesa Sanpaolo Bank” dhe “Banka Kombëtare Tregtare”, ne emër të shtetasës A. X. dhe shoqërive të lidhura me të, në shumën totale prej 869,149.78 Euro.

Nga ana tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar pranë zyrave të “P. L.” shpk, administruar nga shtetësja A. X., e cila është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të hollash, prej 95,350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14,900 USD dhe 665,000 Lekë”, thuhej në njoftimin e SPAK.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese