Procesi i numërimit të votave vijon në të gjithë vendin ndërsa të gjithë janë në pritje të rezultatit final të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Ajo që bie në sy është kryesimi i Partisë Demokratike në bastionet tradicionale, Shkodër, Lezhë dhe Kukës.
Në Shkodër janë numëruar 29 kuti nga 405 në total ndërsa PD kryeson me 2424 vota, PS me 2048 vota, PSD me 1417 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 74 vota.
Në Lezhë janë numëruar 23 kuti nga 245 në total. PD qëndron në krye me 2589 vota, PS me 2295 vota, Nisma Shqipëria Bëhet me 339 vota dhe PSD me 132 vota.
Ndërsa në Kukës janë numëruar 26 kuti nga 139 në total. PD ka marrë 3662 vota, PS 2129 vota, PSD 1335 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 47 vota.
