Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar pas mbarimit të numërimit të votave për primaret në qarkun e Fierit.
Reagimin ai e ka bërë në rrjetin e tij social “Facebook”, ku shpreh falënderimet për ata që e kanë votuar edhe pse nuk arriti që të siguronte shumicën e votave në këtë garë.
Gjithashtu, Korreshi shkruan se kjo është një garë e brendshme që duhet të shërbejë për bashkimin e demokratëve dhe se "luftën e kanë me narkoqeverinë".
Reagimi i plotë:
Të nderuar motra e vëllezër demokratë të Lushnjes dhe të gjithë qarkut Fier!
Dua tju falenderoj përzemersishtë për pjesmarrjen tuaj në këtë proçes te primareve.
Perulje për secilin nga 477 demokratet që më ben pjese te votes se tyre, mirnjohje dhe respekt per cdo demokrat qe zgjodhi një tjeter kandidat, pasi kjo është nje garë e brendshme e cila duhet të na sherbejë vetëm për nje qëllim, BASHKIMIN E DEMOKRATEVE.
Luftën e kemi me Narkoqeverinë ndaj energjitë qe vuri në dispozicion secili prej jush në primare ti dyfishojmë për të rrëzuar Ramen.
Te gjithë bashkë në 11 Maj.

