‘Shqiptarët ishin me fat që patën në një epokë të vështirë një njeri tolerant’, kështu shkruan politikani Agron Duka në postimin e tij për ish-kryeministrin Fatos Nano.
Duka thotë se nuk ka për ta harruar kurrë figurën e tij, duke e cilësuar si një person të zgjuar, i thellë në dashuri, që udhëhiqej nga dashuria për njerëzit dhe që vetëm falte.
“Njeriu në jetë njeh shumë njerëz, por jo të gjithë lënë gjurmë të thella si nëna, babai e familja.
Një njeri që unë nuk do ta harroj kurrë ishte Fatos Nano.
Një njeri me një zgjuarsi të lindur, por edhe i thellë në dituri. Ai udhëhiqej nga dashuria për njerëzit. Nuk dinte të hakmerrej, por dinte të falte.
Shqiptarët ishin me fat që patën në një epokë të vështirë një njeri tolerant, social-liberal dhe të ditur si ai.
U prehsh në paqe, miku im. Qofsh i parajsës!” shkruan Agron Duka në postimin e tij.

