Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

U prangos sot me urdhër të SPAK, 4 veprat penale që rëndojnë mbi Erion Veliajn

Shkruar nga Newsbomb
U prangos sot me urdhër të SPAK, 4 veprat penale që
Erion Veliaj

Një zhvillim i papritur ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Bashkinë e Tiranës ku me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është arrestuar qytetari i parë i Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj.

Agjentët e BKH-së mësohet se zbarkuan në zyrën e kryebashkiakut ku dhe ekzekutuan masën e sigurisë. Theksojmë se deri më tani sa i përket këtij zhvillimi nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK.

Ndërkohë, kujtojmë dhe katër akuzat për të cilat kryebashkiaku Veliaj po hetohej nga Prokuroria e Posaçme.

Në një njoftim të bërë më herët SPAK njoftoi se qytetari i parë i Tiranës dyshohet se ka konsumuar katër vepra penale që janë:

-Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë;

- Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë;

-Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;

-Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të --personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim.

Sipas asaj që SPAK  njoftoi më herët u bë me dije se ky hetim ndaj Erion Veliajt erdhi pas një kallëzimi të bërë nga shtetasi Nesti Angoni, emrin e këtij të fundit e bëri publik vetë kryebashkiaku  gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Gjatë kësaj mbledhje ai tha se ishte denoncuar nga një qytetar që nuk ekziston me emrin Nesti Angoni. Sipas kryebashiakut të Tiranës, duke qenë se ka akses në regjistrat civil, ka bërë verifikime dhe ka zbuluar se ky qytetar nuk ekziston.

"Nesti Angoni nuk ekziston dhe të gjithë e dinë se kë përfaqëson ky person. Kryetari i bashkisë ka gjithë regjistrin civil dhe do të ishte e paarsyeshme të mos bashkëpunoja. Unë nuk jam brez i letrave anonime. Këtu do jemi, këtu do jeni, në Maj do ju mundim", u shpreh ai.

Pas kësaj fjale ai u detyruar që të braktiste sallën, pasi përfaqësuesit e opozitës i kërkuan që të tregonte të vërtetën se për çfarë ishte thirrur nga "kolegët" në SPAK.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit sekuestruan aparatin telefonik të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliaj.  23 dhjetor në ambientet e SPAK u paraqit edhe Ajola Xoxa.

Ajo qëndroi për gati tre orë para prokurorëve të posaçëm duke dhënë dëshminë e saj lidhur me hetimin pasuror që ka nisur ndaj kryebashkiakut socialist të Tiranës dhe familjes së tij.

Njoftimi i plotë i SPAK (27 Dhjetor 2024):

Mbi bazën e informacionit për referimin e veprës penale i datës 08.02.2024- i përpiluar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal nr.27/2024, i cili fillimisht bën fjalë për veprën penale: “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Informacioni për referimin e veprës penale mori shkas nga një kallëzim i bërë nga shtetasi i vetëidentifikuar si N.A. Hetuesit e BKH-së, pas verifikimit të të dhënave dhe administrimit të provave dokumentare, referuan informacionin përkatës për veprën penale, mbi bazën e të cilit u rregjistrua procedimi penal i mësipërm.

Deri në këtë fazë të hetimit paraprak, nga provat e grumbulluara, është arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat lidhen jo vetëm me veprën penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, por edhe me veprat penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 245, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a, pgf 2 i Kodit Penal.

Këto vepra janë pasqyruar tashmë edhe në Rregjistrin e Njoftimeve të Veprave Penale pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese