Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele, ku në afërsi të një qendër votimi në shkollën “Petro Nini” u zbulua një zyrë e cila sipas demokratëve përdorej nga socialistët për të shpërndarë para dhe shantazhuar qytetarët.
Për mediat, krah Belind Këlliçit, Kalaja bëri me dije se në momentin që u fut në ambientet e kësaj zyre, së bashku me efektivët, u përballën sipas saj me arrogancën e deputeti socialist, Erion Braçe.
“Në fakt unë nuk jam nga ata njerëz që kam interes të ankohem por po e pasqyroj para mediave atë gjë të turpshme që ndodhi atyre brenda për të treguar se në çfarë niveli ka degraduar një deputet, i gjithë sistemi që drejton këtë vend. Ndërkohë që unë futem brenda me policët për këqyrjen e materialeve që ndodhen aty, zotëria ngrihet dhe thotë që mbaroni punë shpejt se unë nuk kam kohë të merrem me qelbësira. E kemi parë sa trim është ai dhe do e shohim sa trim do jetë nga nesër në mëngjes”, tha Kalaja, ndërkohë që më tej lëshoi dhe një deklaratë të fortë duke thënë se një nga personat të cilët ndodheshin në ambientet e kësaj zyre në momentin që u fut gazetarja Ambrozia Meta është futur në frigorifer.
“Në fakt unë nuk jam nga ata njerëz që kam interes të ankohem por po e pasqyroj para mediave atë gjë të turpshme që ndodhi atyre brenda për të treguar se në çfarë niveli ka degraduar një deputet, i gjithë sistemi që drejton këtë vend. Ndërkohë që unë futem brenda me policët për këqyrjen e materialeve që ndodhen aty, zotëria ngrihet dhe thotë që mbaroni punë shpejt se unë nuk kam kohë të merrem me qelbësira.
E kemi parë sa trim është ai dhe do e shohim sa trim do jetë nga nesër në mëngjes. Kemi identifikuar që brenda ambientit kanë qenë 8 persona, 7 kanë ikur në momentin e parë, në momentin e dytë, në momentin që Ambrozia është futur në këto ambiente, një person ende e paidentifikuar, nga emri, por jo nga pamja është futur në frigorifer. Është futur në një frigorifer prandaj Ambrozia nuk e ka gjetur. Janë nga ata frigoriferët që kishte mafia, i vriste njerëzit dhe i fuste aty brenda.
Në moment që zoti Këlliçi ka qenë duke bërë prononcim për mediat është lehtësisht e verifikueshme kjo zonja ka dalë nga kjo derë dhe nuk është ndaluar nga Policia dhe me vete ka pasur dy çanta të zeza plot me materiale dhe dyshohet se ka pasur dhe para.
Ish deputeti Braçe nuk e ka deklaruar këtë zyrë. Jo vetëm si zyrë elektorale por ligji tatimot detyron çdo person që merr një zyrë për aktivitetin e tij ta deklarojë. Këtu jemi para një krimi tjetër. Dhe për të gjitha këto unë bashkë me Belindin do të drejtohemi në Komisariatin numër 2 për të bërë kallëzim dhe për të kërkuar nga Policia se nëse do të ketë kurajo të distancohet nga këta banditët dhe terroristë. Është detyra e Policisë dhe Prokurorisë, dhe i bëj sërish thirrje SPAK dhe Dumanit që të ngrihen në lartësinë e duhur se ne si PD jemi të vendosur ta çojmë deri në fund këtë betejë”, tha Kalaja.

