Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Turi i diasporës/ Kryeministri Rama mban sot tubimin me shqiptarët në Selanik

Shkruar nga Newsbomb
Turi i diasporës/ Kryeministri Rama mban sot tubimin me shqiptarët
Foto nga salla ku do të mbahet takimi me shqiptarët në Selanik

Kryeministri Edi Rama do të mbajë këtë të diel tubimin në Selanik, në kuadër të turit me shqiptarët e diasporës. Takimi do të mbahet rreth orës 11:00 në një sallë në “Porto Palace Hotel”.

Një ditë më parë, kreu i qeverisë në një mesazh në rrjetet sociale tha se me fqinjët, shumë shpejt do të jemi krah për krah në Bashkimin Evropian. 

Ndërsa përmes një deklaratë zyrtare, partia ultranacionaliste greke, “Fronti Kombëtar” e cilëson kreun e qeverisë shqiptare si një person të padëshirueshëm, ndërsa sjell në vëmendje edhe faktin që kjo mbledhje është miratuar edhe nga Athina zyrtare.

Greqia ishte ndalesa e parë e kryeministrit Edi Rama në kuadër të turit për diasporën në maj të këtij viti, ku u takua me shqiptarët në Athinë, vizitë që erdhi në kulmin e acarimit të marrëdhënieve mes dy vendeve për shkak të çështjes Beleri.

Ndërsa kryeministri Rama përmes rrjeteve sociale njoftoi këtë takim duke the se do të rikthehet me një kënaqësi krejt të posaçme tek shqiptarët e Greqisë, këtë herë në Selanik, ku historia na ka lidhur me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë, si dy popuj europianë që edhe për pak vite do jenë krah për krah në Bashkimin Europian.

Vetëm pak ditë më parë, kreu i qeverisë u takua edhe me diasporën në SHBA ku kërkoi votën për PS dhe investime në atdhe.

Turi i diasporës/ Kryeministri Rama mban sot tubimin me shqiptarët

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese