Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Topalli denoncon parregullsitë në votimet e Diasporës për Beratin: Mobilizim i zarfeve nga selia! Jemi në epokën e mrekullive elektorale

Shkruar nga Newsbomb
Topalli denoncon parregullsitë në votimet e Diasporës për
Jozefina Topalli

Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, ka denoncuar parregullsitë në votimet e Diasporës për qarkun e Beratit. Topalli shprehet në rrjete sociale se ka patur një mobilizim të zarfeve nga selia, referuar Partisë Socialiste duke pretenduar se ka manipuluar zarfet.

Jozefina Topalli shprehet se kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale ndërsa thekson se as Cambridge Analytica, as ndihmësit e Putinit, s’do guxonin të prodhonin 90% në ajër, me zarfa të “vetëvotuar".

“Nëse PS merr 57% në Berat, por 90% nga “Berati në Athinë”, nuk kemi të bëjmë me mobilizim të diasporës, por me mobilizim të zarfit nga selia. Shkëlqimi i Beratit, Fierit etj .. është aq i fortë, sa të verbon… edhe fletën e votimit.

Pra, ndodh që emigrantët në Greqi duan më shumë qeverinë sesa vetë familjarët e tyre në Berat. Zarfi nuk e gjeti emigrantin – zarfi e zgjodhi vetë votën. As Cambridge Analytica, as ndihmësit e Putinit, s’do guxonin të prodhonin 90% përqindje në ajër – me zarfa të “vetëvotuar."-shkruan Topalli.

Topalli denoncon parregullsitë në votimet e Diasporës për
Foto e publikuar nga Jozefina Topalli

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese