Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Toni Gogu takimet në KLGJ e KLP: Kërkon rritje të eficencës dhe ulje të stokut të dosjeve

Shkruar nga Newsbomb
Toni Gogu takimet në KLGJ e KLP: Kërkon rritje të eficencës
Toni Gogu ne takim me Ilir Rusin e KLGJ-se

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu është takuar këtë të enjte me drejtuesit e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me të cilët ka diskutuar për situatën aktuale në sistem dhe çfarë mund të bëhet më mirë.

"Theksi i bisedës ishte te rritja e eficiencës, ulja e stokut të çështjeve, forcimi i standardeve profesionale dhe garantimi i aksesit real në drejtësi", thuhet në reagim.

Toni Gogu thotë se institucioni që ai drejton tani prej ditësh, mbetet i angazhuar për të mbështetur, brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor, çdo përpjekje që synon një sistem drejtësie më funksional, më të besueshëm dhe më pranë qytetarit.

"Në respekt të plotë të pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe atij të prokurorisë, diskutuam mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë në tërësi, sfidat aktuale dhe nevojën për përmirësim të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve.

Theksi i bisedës ishte te rritja e eficiencës, ulja e stokut të çështjeve, forcimi i standardeve profesionale dhe garantimi i aksesit real në drejtësi.

Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për të mbështetur, brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor, çdo përpjekje që synon një sistem drejtësie më funksional, më të besueshëm dhe më pranë qytetarit", thuhet në reagim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese