Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Tha se trajtohet si çdo i paraburgosur, Ilir Meta pyet ministrin: E di "Diella" e Drejtësisë se dje kanë ikur 42 herë dritat këtu në burg?! Ujë kemi vetëm 3 orë në ditë

Shkruar nga Newsbomb
Tha se trajtohet si çdo i paraburgosur, Ilir Meta pyet ministrin: E di
Ilir Meta dhe imazhi i Lamallarit, publikuar prej tij

Ilir Meta i është përgjigjur nga qelia ministrit Besfort Lamallari, pasi ky i fundit deklaroi sot në Kuvend se presidenti i Partisë së Lirisë ka të gjitha kushtet në qeli dhe trajtohet si të gjithë të paraburgosurit e tjerë.

Ai shkruan se në burgun "Jordan Misja" në Tiranë ku ai mbahet i paraburgosur prej më shumë se 1 viti, vetëm dje ka ikur 42 herë energjia elektrike, për të dhe 500 të burgosur e të paraburgosur të tjerë që ndodhen në ato ambiente.

"Ndërsa lidhur me respektimin e të drejtave të mia dua t'u kujtoj të gjithë qytetarëve që akoma nuk më kanë dorëzuar të zbardhur, as mua, as avokatit tim, vendimin e 2 korrikut 2025, të dënimit tim të dytë nga IEPV "Jordan Misja" për lirinë e fjalës", thotë Ilir Meta.

Presidenti i Partisë së Lirisë shtron disa pyetje për ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari:

A e di "Diella" e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë?

A e di "Diella" e Drejtësisë që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor?

A e di "Diella" e Drejtësisë që gardianët nuk kanë marrë asnjë qindarkë shpërblim për punën jashtë orarit, as ushqimin, as trajtimin që meritojnë sipas ligjit?

E ç'mund të presësh nga "Diellat"?"

Ministri Besfort Lamallari, i pyetur nga Tedi Blushi, u shpreh nga foltorja se siguria dhe dinjiteti i Ilir Metës janë garantuar në çdo rast, sepse sipas tij, sistemi penitenciar nuk mund të jetë instrument i betejës politike për interesat e ditës, as foltore parlamenti, as studio televizive.

"Siguria dhe dinjiteti janë garantuar; ai trajtohet si çdo i paraburgosur, duke respektuar të drejtat dhe detyrimet, dhe duke garantuar që të trajtohet në mënyrë të barabartë, pavarësisht pozitave të mëparshme shtetërore. Sistemi penitenciar nuk mund të jetë instrument i betejës politike për interesat e ditës, as foltore parlamenti, as studio televizive”, tha Lamallari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese