Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Tensionet në KZAZ 40 në Tiranë, Kapri: I shpallën të pavlefshme pa arsye, ja si po na vidhen votat në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Tensionet në KZAZ 40 në Tiranë, Kapri: I shpallën të
Erald Kapri

Tensione të shumta janë regjistruar pasditen e sotme në KZAZ nr. 40 në Tiranë, e cila ndodhet në shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë, ku ka pasur përplasje fizike dhe ndërhyrje me forcë të policisë.

Procesi i numërimit të votave është ndërprerë për shkak të pretendimeve të vëzhguesve të Partisë Mundësia të Agron Shehajt. Ata akuzuan grupet e numërimit për një tentativë të hapur për manipulim votash, ndërsa ka denoncuar se fletët e saj po shpallen të pavlefshme në mënyrë të pajustifikuar.

Ndërkohë, kandidati i Partisë Mundësia, Erald Kapri, duke folur për News24 deklaroi se janë shpallur 7 vota të subjektit të tij të pavlefshme. Lidhur me këtë, Kapri theksoi se nuk është dhënë asnjë shpjegim ligjor, pa dhënë asnjë arsye dhe as nuk iu treguan fletët vëzhguesve të tyre. 

Më tej, Kapri deklaroi se po mendojnë ta çojnë rastin në SPAK, teksa theksoi se është njoftuar edhe Celibshi dhe misioni OSBE-ODIHR. Sa i përket rezultateve, Kapri tha se janë shance e larta që mandati i 37 në Tiranë të fitohet nga Partia Mundësia. 

“Kaluan votat në skaner, u numëruan, kur papritur 7 vota të Mundësisë u shpallën të pavlefshme, pa thënë arsye. Pastaj thanë do i bëjmë 3 dhe më pas pretenduan se ngjyra e fletës ishte e zbehtë. Këto fletë nuk iu treguan vëzhguesve tanë sipas rregullave. Edhe pse kutia ishte e hapur nuk i tregohej vëzhguesve. Ky është rregulli, në momentin që ti thua është pavlefshme ma jep tregojë ta shikojmë pse është e pavlefshme. Që këtu duket tentativë e pastër për të vjedhur vota.

Po mendojmë ta çojmë në SPAK. Policia na nxorri të gjithëve të jashtë, vetëm Shehaj është brenda. Është njoftuar drejtpërdrejt zoti Celibashi, kemi bërë ankesë edhe te misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR. Shancet janë të larta, do numërohet deri në kutinë e fundit, dhe mandatin 37 i Tiranës do e marrin ose ne ose Partia Socialiste, pra po ja marrim pushtetit.", deklaroi Kapri. 

Policia e Shtetit ka dhënë urdhër për të nxjerrë jashtë përfaqësuesit e Partisë Mundësia e vëzhguesit pasi Agron Shehaj ka deklaruar se disa fletë votimi për partinë e tij janë shpallur të pavlefshme.

Policia ka përdorur dhunë për të larguar nga qenda e votimit, ndërsa komisionerët kanë arsyetuar vendimin e disa fletëve të shpallura të pavlefshme pasi janë me ngjyrë më të zbehtë, pavarësisht se fletët janë të pajisura me dy vulat e kërkuara. Deri më tani këto fletë votimi janë vendosur veçmas për tu verifikuar ligjshmëria e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese