Hapësire reklamuese

Politikë

Të preferuarit e Tiranës që sigurojnë një vend në Kuvend! Blendi Gonxhja, Xhafaj e Alimehmeti kandidatët kryesorë; Cilët kanë mbetur "pa" karrige?

Shkruar nga Newsbomb
Të preferuarit e Tiranës që sigurojnë një vend në
Foto ilustruese

Në Tiranë ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë, dhe nga 75 kuti të numëruara nga 1282 total, deri më tani kanë siguruar vendin në Parlament.

Partia Socialiste ka siguruar deri tani 19 mandate në këtë qark, duke përfshirë 12 deputetë nga lista e mbyllur dhe 7 të tjerë të dalë nga lista e hapur.

Më i preferuari deri më tani renditet Blendi Gonxhja, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe. Mes më të votuarve janë gjithashtu edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, Orlando Rakipi dhe Anila Denaj.

Ndërkohë, Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj deri tani mbeten jashtë listës fituese, pasi nuk kanë siguruar votat  e duhura.

Ndërsa më i votuari nga PD-ASHM mbetet Ilir Alimehmeti, gjithashtu nga partitë më të vogla kanë arritur sigurojnë  Kuvendin.

“Mundësia” ka siguruar një mandat përmes listës së mbyllur me Agron Shehajn, ndërsa Erald Kapri është gjithashtu pjesë. Lëvizja “Nisma Shqipëria Bëhet” do të përfaqësohet nga Adriatik Lapaj, i cili ka marrë më shumë vota  Endri Shabani.

Rezultatet: 

PS 7 mandate nga lista e hapur

Blendi Gonxhja 5080

Fatmir Xhafaj 1880

Erion Braçe   912

Ervin Hoxha  615

Ornaldo Rakipi  569

Anila Denaj 346

Julinda Dhame 276

Të preferuarit e Tiranës që sigurojnë një vend në
Kandidatet nga PS

PD 1 mandat nga lista e hapur

Ilir Alimehmeti- 1115

Të preferuarit e Tiranës që sigurojnë një vend në
Kandidatet nga PD

Mundësia 2 mandat nga lista e mbyllur

Agron Shehaj

Erald Kapri

PSD 1 mandat nga lista e mbyllur

Albana Pëllumbi

Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat nga lista e hapur

Adriatik Lapaj 253

Të preferuarit e Tiranës që sigurojnë një vend në
Kandidatet Nisma Shqiperia Behet

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese