Hapësire reklamuese

Politikë

Spiropali del kundër KQZ-së: Publikoni menjëherë rezultatin e votimit elektronik në Vorë dhe Tiranë!

Shkruar nga Newsbomb
Spiropali del kundër KQZ-së: Publikoni menjëherë rezultatin
Elisa Spiropali

Drejtuesja politike e PS në Tiranë, Elisa Spiropali, ka kërkuar këtë mbrëmje që KQZ të publikojë menjëherë rezultatin e votimit elektronik në Vorë dhe në Njësinë 10 në Tiranë.

Elisa Spiropali u shpreh e zhgënjyer nga vendimi i KQZ për të publikuar ditën e nesërme rezultatin e votimit elektronik ndërsa shtoi se PS do të ketë një rezultat triumfues.

"Jemi të zhgënjyer nga KQZ për të mos nxjerrë rezultatin e votimit elektoral në Vorë dhe njësinë 10 në Tiranë. Është bërë investim për këtë gjë. Rezultati të keni shumë besim që është tepër i lartë për PS dhe do ta quaj Vorën fitore për PS.

Presim me padurim që KQZ të publikojë rezultatin e numërimit elektronik në Bashkinë Vorë. Po e kërkoj publikisht, numërimi elektronik parashikon që rezultati të dalë më përpara.

S'ka asnjë kuptim që të dalin rezultate votimi nga qendra të tjera dhe nuk del rezultati elektronik i Vorës. Kërkojmë të dalë rezultati i Vorës dhe njësisë 10 në Tiranë.

Nuk mund të bëj një parashikim por do marrim një rezultat më të lartë të 2021. Rezultati do dalë pasi të numërohen kutitë."-tha Spiropali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese