Hapësire reklamuese

Politikë

SPAK në zyrën e tij për ta arrestuar, “News24” reklamonte live Veliajn në një kopësht në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
SPAK në zyrën e tij për ta arrestuar, “News24”
Cfarë shfaqte News24/ Çfarë ndodhte në Bashkinë e Tiranës (djathtas)

Erion Veliaj është arrestuar mesditën e sotme nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilët kanë zbarkuar në zyrën e tij duke zbatuar në këtë mënyrë vendimin e GJKKO-së për masë sigurie, “arrest me burg”.

E ndërsa i gjithë kryeqyteti po vlon me këtë zhvillim të jashtëzakonshëm, në televizionin “News24”, kryebashkiaku dukej se po shijonte “lirinë” e tij.

Pikërisht gjatë kohës kur agjentët e BKH-së ndodheshin në zyrën e tij për të ekzekutuar vendimin e GJKKO-së, në “News24” reklamohej sikur ai ishte drejtëpërdrejtë duke folur nga një kopësht fëmijësh në kryeqytet.

Por, siç duket këtë herë propagandën e rrëzoi BKH bashkë me SPAK-un duke treguar se gjithçka ishte thjeshtë e regjistruar, por në televizion shfaqej sikur ishte drejtëpërdrejtë.  

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese