Ish-kryeministri dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të politikës shqiptare, Fatos Nano, ka mbyllur sytë përgjithmonë këtë të premte, datë 31 Tetor 2025. Ai ndodhej në terapi intensive dhe mjekët nuk kanë mundur ta zgjojnë.
Ish-kryeministri Fatos Nano ishte prej 22 ditësh në terapi intensive, në një nga spitalet private të kryeqytetit.
Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e liderit historik të Partisë Socialiste, ka qenë e rëndë. Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, Fatos Nano nuk ka dhënë asnjë reagim ndaj ngacmimeve të jashtme të provokuara nga mjekët.
Që në muajin Shtator, ai kishte filluar trajtimin mjekësor në shtëpi, ku ka marrë oksigjen të vazhdueshëm dhe përkujdesje 24 orë nga personeli mjekësor. Ditë më parë, pësoi një arrest kardiak, por ndërhyrja e menjëhershme e ekipit të ambulancës bëri të mundur rikthimin e tij në jetë.
Siç kemi raportuar dhe më herët, truri i Fatos Nanos ishte jashtë funksionit dhe problemi kryesor ishte rizgjimi i tij. Për shkak të gjendjes së rënduar, ai nuk u është përgjigjur simulimeve dhe fatkeqësisht, lideri historik i PS ka ndërruar jetë zyrtarisht.
Përveç stafit të spitalit privat, në Tiranë mbërriti edhe një ekip i specializuar mjekësor nga jashtë, i cili ndihmoinë monitorimin e gjendjes shëndetësore të Fatos Nanos. Shanset janë konsideruar të pakta që në fillim, për shkak të gjendjes së rënduar por dhe të problemeve të theksuara ndër vite që Nano kishte.
© Newsbomb.al

