Hapësire reklamuese

Politikë

“Sot lemë të flasë populli”, Taulant Balla qëndron në Shesh krah për krah me djalin e Hashim Thaçit

Shkruar nga Newsbomb
“Sot lemë të flasë populli”, Taulant Balla
Djali i Hashim Thacit dhe Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është bashkuar sot manifestimit që po zhvillohet në qendër të Tiranës në mbështetje të Çlirimtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.

Balla u pa krah për krah me Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, një figurë kyçe e luftës për liri. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Taulant Balla u shpreh: “Sot lëmë të flasë populli. Faleminderit shumë për pjesëmarrjen.”

Sheshi Skënderbej rreh kuq e zi pasditen e kësaj të premte. Mijëra shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Zvicra dhe qytete të Shqipërisë janë mbledhur ditën e sotme në zemrën e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi për ish-luftëtarët e UÇK-së të cilët prej pesë vitesh po përballen me padrejtësinë në Hagë.

“Lirinë e fituar me gjak dhe drejtësinë e saj nuk mund ta ndryshojnë me vendime të padrejta gjykate”, kështu janë shprehur shqiptarët të cilët mbajnë në duar flamujt kuqezi, të UÇK-së dhe mbi shpinë vuajtjet e viteve dhe plagët e masakrës që serbët i kanë shkaktuar.

Kërkesat e tyre janë të qarta Liri për Komandantët dhe lufta liridashëse e UÇK-së të mos bëhet pis. Për mediat qytetarët kanë dhënë dhe medimet e tyre sa i përket dhe gjyqit që mbahet në Hagë, ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.

Ata shprehen që nuk jemi këtu për politikë po për gjakun që është derdhur në luftën e Kosovës. “Jemi në përkrahje të Çlirimtarëve, Kosova është e lirë falë tyre”, kanë thënë disa prej tyre.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese