Hapësire reklamuese

Politikë

Socialistët thellojnë rezultatin në të gjithë vendin, vjen reagimi i parë i Edi Ramës

Shkruar nga Newsbomb
Socialistët thellojnë rezultatin në të gjithë vendin,
Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të procesit të votimit si dhe numërimit të kutive të para, ku forca politike që ai drejton është në epërsi kundrejt Partisë Demokratike si dhe partive të tjera.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i qeverisë dhe njëkohësisht dhe kryesocialisti Rama ka publikuar një foto të shkrepur nga selia rozë ku sapo ka zbardhur dita, ndërsa shkruan: “Çfarë agimi ky sot”.

Ky reagim i kryesocialistit ka ardhur në një kohë kur në vend janë numëruar më shumë se afro 1 mijë kuti votimi në të gjithë vendin nga 5225 në total.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese