
Sali Berisha dhe Edi Rama
Partia Socialiste duket se po rifiton terren në qarqet veriore të vendit. Nga të dhënat e përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se socialistët “kanë marrë në dorë” qarkun e Dibrës dhe të Lezhës.
Ndryshe nga sa raportuam në fillim që Aleanca për Shqipërinë Madhështore udhëhiqte në këto dy qarqe, nga të dhënat e fundit mësohet se Partia Socialiste në qarkun e Dibrës ka shkuar 9583 vota, e ndjekur më pas nga Partia Demokratike me 6083 vota.
Ndërsa në qarkun e Lezhës qarkun e Lezhës socialistët kanë dalë para demokratëve me 52 vota më shumë, duke siguruar kështu deri më tani 7123 vota.
Sondazh
Poll