Hapësire reklamuese

Politikë

Socialistët po korrin fitore me 103 mijë vota para, Erion Braçe indiferent: S’jam kurioz fare

Shkruar nga Newsbomb
Socialistët po korrin fitore me 103 mijë vota para, Erion Braçe
Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka shkuar mesditën e kësaj të hëne te “Njësia 5” në Tiranë për të ndjekur nga afër procesin e numërimit të votave.

Për mediat, Braçe nuk ka dashur të japë asnjë koment, duke shprehur një indiferencë ndaj rezultatit të zgjedhjeve të Partisë Socialiste, ku vlen të theksohet se kjo forcë politike është mbi 103 mijë vota para Partisë Demokratike.

“Po numërohen vota nuk ka koment tani. Me thënë të drejtën unë skam qenë këtu.  Nuk kam parë rezultate kam qenë shumë i lodhur. Nuk jam kurioz fare, erdha të shoh se janë njerëzit këtu dhe po shoh”, tha Braçe, teksa i pyetur në pas nëse do të pranojë verdiktin e qytetarëve sa i përket votave individuale, deputeti u shpreh shkurt: Kur votojnë njerëzit nuk ka pritshmëri. Do e pranoj verdiktin e qytetarëve, vetëm të lexohet ashtu si dhe po lexohet.

Theksojmë se deri tani janë numëruar 2192 qendra votimi nga 5225 në total. Sipas të dhënave të afishuara nga KQZ mësohet se 52.55% të votave kanë shkuar për Partinë Socialiste, e përkthyer ndryshe 299369 vota, ndërsa Partia Demokratike ka arritur të marrë deri më tani 195209 vota, ndryshe 34.27%.

Socialistët po korrin fitore me 103 mijë vota para, Erion Braçe
Rezultatet e KQZ

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese