Teksa kanë mbetur rreth 1900 kuti votimi pa hapur për tu numëruar, nga rezultatet e deritanishme Partia Socialiste po marshon e sigurt drejt fitores me rreth 160 mijë fota përpara Partisë Demokratike.
Nga numërimi i 3330 kutive, Partia Socialiste ka grumbulluar 453,859 vota ndërsa Pardia Demokratike e ndjek në vend të dytë me 294,638 vota. Partia Demokratike e Sali Berishës kryeson me një diferencë të ngushtë votash vetëm në Shkodër dhe në Kukës.
Nga numërimi i 3330 kutive, Nisma Shqipëria Bëhet ka mbledhur 30,195 vota, PSD-ja e Tom Doshit 31,984 vota ndërsa Mundësia e Agron Shehajt 24,361 vota.
Tashmë rezultati është i dukshëm ndërsa festa ka nisur prej disa orësh në kampin rozë. Ndërsa në kampin opozitar mbetet ende "shpresa" nëse kutitë e pahapura mund të ndryshojnë rezultatin.
