Hapësire reklamuese

Politikë

Skandal në Fier, kandidatët e PD kapen “mat” duke shkelur ligjin zgjedhor

Shkruar nga Newsbomb
Skandal në Fier, kandidatët e PD kapen “mat” duke shkelur
 

Në qarkun e Fierit, kandidatët e Partisë Demokratike po sfidojnë hapur Kodin Zgjedhor, duke u shfaqur brenda dhe pranë qendrave të votimit që prej orëve të para të mëngjesit. Luan Baçi, Eduart Sharka dhe Zana Numani janë fotografuar në mënyrë të përsëritur në ambientet përreth qendrave të votimit, në kundërshtim të qartë me rregullat ligjore.

Por rasti më flagrant mbetet ai i kandidates Silva Hasaj, e cila edhe pse është e regjistruar si votuese në Tiranë, është filmuar brenda qendrës së votimit nr. 3176 në Levan, ku ka zhvilluar kontakte të papërshtatshme me votues. Edhe kandidati Ajet Gurguri është kapur në shkelje flagrante, duke hyrë në ambientet e brendshme të qendrës së votimit nr. 3209/1 në Topojë.

Veprimet e tyre përbëjnë një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj integritetit të procesit zgjedhor dhe rrisin shqetësimet për ndërhyrje të paligjshme në vullnetin e votuesve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese