
Pas rezultatit se duket që do të jetë zhgënjyes për opozitën në zgjedhjet e fundit, Evi Kokalari ka reaguar ashpër në një postim në rrjetin social Facebook, duke akuzuar drejtpërdrejt Sali Berishën për humbjen. Në një ton kritik dhe të drejtpërdrejtë, Kokalari thekson se faji nuk është tek manipulimet e Edi Ramës, por tek mënyra se si është udhëhequr Partia Demokratike.
“Masakër elektorale! Sali Berisha nuk humbe se të vodhi vota Rama. Humbe se vodhe ti demokratët nga meritokracia dhe turp që re 13% nga zgjedhjet e 2021!”, shkruan ajo, duke shtuar se “nuk ka LaCivita që të shpëton”.
Kokalari nënvizon se që në vitin 2021, Berisha nuk ishte më shpresa e demokratëve, por sipas saj, ishte vetë ajo që përfaqësonte alternativën e re. Reagimi i saj vjen në një moment të ndjeshëm për opozitën, duke ngritur pikëpyetje mbi drejtimin e mëtejshëm të PD-së dhe nevojën për reflektim të thellë pas një tjetër humbjeje elektorale.
Postimi përfundon me një paralajmërim: “To be continued…”, duke lënë të kuptohet se Kokalari nuk do të ndalet me kaq dhe pritet të ketë zhvillime të tjera në qëndrimet e saj publike.
