Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shuhet Artan Lame! Kryeministri Edi Rama reagon për lajmin e trishtë: E pabesueshme! Ngushëllime familjarëve e miqve të përbashkët

Shkruar nga Newsbomb
Shuhet Artan Lame! Kryeministri Edi Rama reagon për lajmin e trishtë:
Artan Lame

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të trishtë të ndarjes nga jeta të publicistit të njohur, politikanit dhe historianit, Artan Lame.

Rama i shpreh ngushëllimet e tij familjes Lame, bashkëshortes Mirela, djalit të tyre dhe miqve të përbashkët.

I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët”, shkruan Rama në postimin e tij.

Një ndër zërat më të njohur të jetës aktive politike në vend, Lame është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 58-vjeçare në një spital në Mynih të Gjermanisë pas një ndërhyrje të vështirë në zemër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese