Hapësire reklamuese

Politikë

“Është kërcënim i hapur”, Ahmetaj: Lufta e tyre me sajesa kaloi në nivel të ri, kërkojnë të më persekutojnë familjen

Shkruar nga Newsbomb
“Është kërcënim i hapur”, Ahmetaj: Lufta e tyre
Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka treguar se akuzat e ngritura ndaj tij janë shpifje dhe se po tentohet që të përsekutohet familjarisht.

Në një intervistë për  emisionin e gazetarit Çim Peka, Ahmetaj shprehet se kryeministri Edi Rama po e sulmon atë personalisht, dhe sipas tij lufta me sajesa ka kaluar në një nivel të ri, pasi tashmë nën akuzë janë futur edhe ish-bashkëshortja dhe bashkëshortja e tij aktuale.

Për Ahmetaj, ky është një kërcënim i hapur për të shkrirë familjen e tij, ndërsa shton se është i vetmi vend në botë që po akuzon të gjithë familjen e të akuzuarit.

Lufta e tyre me sajesa kaloi në një nivel të ri. U akuza ish-bashkëshortja ime dhe bashkëshortja aktuale, për gjëra që nuk kishin lidhje. Dhe po i them logjikës së persekutimit familjar, është i vetmi vend që mua më akuzohet e gjithë familja. Persekutim familjar. Është kërcënim i hapur. Do të shkrijmë si familje”,- tha Ahmetaj.

Gjithashtu, Ahmetaj shton se ka një ankesë për ish-kolegët e tij që shërbejnë dhe shërbyen në ministrinë e Drejtësisë, pasi nuk morën mundimin për të lexuar dosjen e plotë që solli në atë kohë Altin Dumani.

Ish-ministri vijon më tej duke thënë se nuk ka asgjë me Partinë Socialiste, por atë që gatuhet brenda saj dhe me kryeministri Edi Rama.

Unë nuk kam gjë me partinë socialiste, por me atë që bëhet brenda saj. Duhet të bëni diferencën midis PS dhe Ed Ramës.

Nuk ankohem për partinë, unë kam vetëm një ankesë për ish-kolegët e mi në ministritë e drejtësisë, alamet burra dhe gra nuk lexuan dosjen që solli Altin Dumani. Një nga ish-kolegët e mi ka thënë bobo ca precedenti krijuam, mirë ja bënë masakarait”,- përfundon Ahmetaj.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese