Hapësire reklamuese

Politikë

Shqipëria zgjedh sot qeverinë, Sali Berisha mesazh qytetarëve: Mirëmëngjes njisha!

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria zgjedh sot qeverinë, Sali Berisha mesazh qytetarëve:
Sali Berisha

Lideri i koalicionit më të madh në vend, Sali Berisha e ka nisur ditën e sotme me një postim lidhur me zgjedhjet parlamentare drejtuar qytetarëve të Shqipërisë.

Mirëmëngjes njisha, jeni gati?”, shkruan shkurtimisht Berisha ku numri 1 gjithashtu i referohet dhe numrit rendor në fletën e votimit me të cilët qytetarët e Shqipërisë do të përballen sot teksa do të votojnë për qeverinë e vendit si dhe për përbërjen e Kuvendit.

Kujtojmë që Berisha garon për pushtet në këto zgjedhje parlamentare në koalicion me 26 parti opozitare nën siglën “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Partia Demokratike kërkon kësaj radhe rikthimin në pushtet pas 12 vitesh rënie nga pushteti.

Shqipëria zgjedh sot qeverinë, Sali Berisha mesazh qytetarëve:

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese