Hapësire reklamuese

Politikë

SHIFRAT/ Fieri dhe Berati nuk zhgënjejnë, Partia Socialiste në epërsi të fortë në dy qarqet e jugut

Shkruar nga Newsbomb
SHIFRAT/ Fieri dhe Berati nuk zhgënjejnë, Partia Socialiste në
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Kutitë e para në qarqet e jugut kanë nisur të numërohen dhe ajo që bie në sy është se ato vazhdojnë të mbeten bastione besnike të Partisë Socialiste. Fieri dhe Berati nuk kanë zhgënjyer as në këto zgjedhje, duke i besuar me votë të majtës.

Konkretisht, në qarkun e Fierit sipas përditësimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ora 02:40, janë numëruar 14 kuti nga 587 në total dhe Partia Socialiste është në epërsi të fortë me 69.01% të votave ose 2363 vota.

SHIFRAT/ Fieri dhe Berati nuk zhgënjejnë, Partia Socialiste në

Ndërkohë, Partia Demokratike ka marrë deri tani 23.69% të votave ose 811 të tilla, kurse rreth 200 vota të tjera janë ndarë mes partive të vogla.

Në qarkun e Beratit procesi ka ecur me mirë se në Fier, pasi janë numëruar deri tani 22 kuti votimi nga 275 në total, ama sërish Partia Socialiste kryeson me 56.38 %  të votave ose 2551, raporton newsbomb.al, referuar të dhënave nga KQZ.

SHIFRAT/ Fieri dhe Berati nuk zhgënjejnë, Partia Socialiste në

Ndërkohë, Partia Demokratike ka marrë deri tani 33.46 % të votave ose 1514 të tilla, sërish shumë mbrapa socialistëve ama në pozita dukshëm më të mira se në qarkun e Fierit.

Sipas përditësimit të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ora 02:50, janë numëruar 270 kuti votimi nga 5225 kuti në total dhe bie në sy një epërsi e thellë e Partisë Socialiste. 53.80% të votave janë marrë nga PS dhe 34.24% të votave nga PD.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese