Foto ilustruese
Një tjetër kuti me vota ka rezultuar e pavlefshme në Kamëz. Sipas raportimeve, kutia me numër 1567/1 që i përket zonës së Kamzës është konsideruar e pavlefshme ndërsa ende nuk dihet çka e ka bërë të quhet e tillë.
Kujtojmë se më herët një tjetër kuti rezultoi e çarë dhe fletët e votimit kishin dalë jashtë. Kutia e mëparshme që u shpall e pavlefshme i përkiste zonës së Bathores ndërsa për kutia e dytë i përket Kamzës.
Numërimi i votave do të bëhet në shkollën "Hillary Klinton". Nga 89 kuti që ishin në total në zonë, mësohet se tashmë do të numërohen 87 kuti me vota, ku qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre se kush do qeverisë në katër vitet e ardhshme.
Sondazh
Poll

