Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“S’do i hedhim në det”, Rama tregon se çfarë do ndodhë me emigrantët që do të refuzohen nga Italia

Shkruar nga Newsbomb
“S’do i hedhim në det”, Rama tregon se çfarë
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një konferencë të përbashkët më homologen, Georgia Meloni, teksa janë duke folur edhe një herë për marrëveshjen mes dy vendeve për emigrantët.

I pyetur nga gazetarët se çfarë do ndodhë me atë emigrantët që nuk përzgjidhen nga Italia, Rama tha se në marrëveshje është shkruar e saktë se në kampe do të jenë 3 mijë persona. Që sipas tij do të thotë, që nëse një pjesë pranohen në Itali, vetëm ajo pjesë që është larguar, do të zëvendëset në kampe. Po ashtu ai tha se pasi të kryhen procedurat ata do nisen drejt vendit fqinj.

Rama solli shembullin e afganëve duke thënë se një pjesë janë pranuar nga SHBA, ndërsa një pjesë vijon të jetë ende në Shqipëri. Kreu i qeverisë tha se edhe nëse Italia nuk do i marrë, “nuk do të bëhet nami” për 3 mijë njerëz nevojtarë që do mbeten në Shqipëri.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ky është një marrëveshje dhe dua ta theksoj se jo vetëm nuk ka ndeshur në refuzim apo në kompensim të BE ose të ndonjë vendi të BE përkundrazi është konsideruar si një përpjekje për tu ndjekur në vijim dhe si një proces për tu vlerësuar hap pas hapi.

Për të hyrë në Shqipwri duhet tw hysh nga BE,  e fakti që po sillemi si vend i BE, sepse kur një emigrant shkel në Itali wshtw njw i ardhur nw BE dhe jo vetwm nw Itali.  Rishpërndaja do thotë që të gjitha vendet marrin barrën e këtij fluksi të njerëzve të cilët kërkojnë një jetë në BE. Kjo qendra këtu bwn zhurmë të madhe vetëm se ne nuk jemi në BE. Po të ishte ndërtuar në një vend të BE konsiderohet normal. Po pse? Për cilën arsye?

E fundit që e thash më parë ne i morëm disa mijëra afganë menjëherë, kur vendet e NATO i refuzuan. Britania e madhe i tha do marr 15 mijë në 15 mijë vitet e ardhshme. Ku i morën ishin të vetëdijshëm se jo të gjithë do e kalonin procesin e aplikimit dhe do konsideroheshin sot të pranueshëm. Morëm një listë që mund të na i linin të gjithë edhe këtu. S’do ishte çudi që SHBA ti harronte premtimet. Se nuk është çudi.

Një pjesë e madhe e tyre lëvizen. Kemi rreth 350 që nuk pranohen dhe janë këtu. Keni dëgjuar ju që të themi hajdeni merri se do i hedhim në det. Sic na kanë mbajtur dhe na kanë paguar kur kishim ne nevojë. Kështu është jeta një kohë për të marrë dhe një kohë për të dhënë. Nuk ka asnjë shqetësim, sepse ka e një pikë tjetër marrëveshja...kështu që janë 3 mijë vende fikse, është e mbyllur që mund të akomodohen në Gjadër dhe aty do trajtohen si pas të gjithë rregullave të Italisë dhe pastaj ata që do konsiderohen si të pranueshëm sdo shkojnë në itali. Vetëm ata që do ikin, vetëm ato vende do të rimbushen. Edhe sikur të themi Italia e mbush me kaq ne nuk mund të bëjmë zhurmë për 3 mijë njerëz që janë në hall e që janë viktima të trafikantëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese