Hapësire reklamuese

Politikë

Georgia Meloni përpiqet të qetësojë Ramën: Gazetarët italianë të sulmuan ty, por shënjestra isha unë

Shkruar nga Newsbomb
Georgia Meloni përpiqet të qetësojë Ramën:
Meloni - Rama

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni i ka dalë në mbrojtje homologut Edi Rama, i cili kohët e fundit ka qenë në qendër të sulmeve nga mediat italiane, e ku Shqipëria është cilësuar si “narkoshtet”.

Gjatë fjalës së saj Meloni tha se të gjithë e dinë se Shqipëria u ofrua të ndihmojë Italinë, por që ka ndihmuar edhe vende të tjera.

Ajo u shpreh se nuk ishte Rama shënjestër e sulmeve nga gazetarët dhe se italianët i janë mirënjohës Shqipërisë për ndihmën e ofruar. Meloni ndër të tjera tha se Shqipëria dhe qeveria e saj nuk kanë bërë asgjë tjetër veç se të ndihmojnë qeverinë italiane.

Jam e lumtur që jam këtu, që pata rastin tju takoj juve që Rama pati mundësinë të verifikonte nga afër edhe situatën e punimeve që janë duke u zhvilluar në kuadër të marrëveshjes. Doja të thoja që ashtu siç ne pamë dhe dëgjuam nga fjalët e Ramës se vendet tona janë dy vende mike. 

Falënderoj Ramën dhe popullin shqiptar për mundësinë që na dhanë, për ndihmën që na dhanë për të realizuar këtë marrëveshje, që shpresoj të jetë shembull për vendet e tjera të BE. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse te përsëris afërsinë e qeverisë italiane dhe popullit italiane për sulmet që Ramës dhe qeverisë së tij i janë bërë.

Qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë më shumë sesa  ka ndihmuar qeverinë italiane. Ne kemi ndjekur një fushatë denigruese ndaj qeverisë shqiptare. Kemi dëgjuar etiketime sikur qeveria shqiptare është një narkoshtet. Nuk është hera e parë që Shqipëria ofron bashkëpunim. Edhe më parë historia e Shqipërisë ka treguar se ajo ka pasur dëshirën për të qenë pjesë e BE dhe për të gjetur ato mundësi bashkëpunimi.

Nuk është ai shënjestra sepse italianët e kuptojnë dhe i janë mirënjohës qeverisë për këtë përpjekje që po bën në shenjë të miqësisë për të na dhënë një ndihmesë. Kur në verën e kaluar erdha dhe diskutuam ne morëm parasysh disa kritere dhe kushte. Emigracioni i jashtëligjshëm është shqetësuar dhe se vendet e BE nuk mund ta pëballojnë të vetëm dhe duhet edhe ndihma e vendeve të tjera të BE dhe atyre jashtë BE”, tha Meloni ndër të tjera.

Kryeministrja Giorgia Meloni është shprehur se kampet e pritje dhe strehimit të emigrantëve në Shëngjin e Gjadër do të hapen nga 1 Gushti.

Do të jenë operative nga 1 gushti 2024. Do ta realizojmë me sukses. Dy muajt e vonesës janë shkaktuar për shkak të terrenit disi të vështirë në Gjadër”, u shpreh Meloni.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese