Kryeministri Edi Rama e ka nisur me ironi fjalën e tij, krah homologes së tij, Georgia Meloni, për gazetarët italianë dhe investigimin e tyre të publikuar së fundmi.
Rama tha se ishte i lumtur që i shihte në zonën e ku është “thelbi i krimit”. Ai tha se shkrimi i Rai3 hodhi baltë mbi Shqipërinë, teksa u shpreh se SPAK nuk ka asnjë hetim për grupet e pretenduara kriminale në Shqipëri.
Rama deklaroi se mafia shqiptare nuk ekziston dhe se mediat e Italisë kanë thënë gjysmë të vërteta.
“Më lejoni të shpreh lehtësimin dhe kënaqësinë time që t’ju shoh të gjithë shëndosh e mirë, tju shoh në këtë zonë ku sipas gazetës italiane është thelbi i kriminalitetit shqiptarë që si[pas tyre lidhen klanet e trafikut të qenieve njerëzore. Më duhet t’ju rrëfej se e kemi marr seriozisht këtë zbulim të gazetës së së nesërmes, meqenëse gazeta e së nesërmes thoshte se prokuroria po merret me krimin e këtyre klaneve, do të thotë se po merremi së bashku me Prokurorinë e Posaçme dhe na siguruan se ky klan nuk ekziston në këtë zonë apo në ndonjë zonë tjetër.
Veprojnë grupe kriminalitete, nuk ekzistojnë premisa për të folur për një mafie shqiptare. Një koncept mjaf i përdorur ky për të hedhur baltë mbi Shqipërinë. Për kreun e SPAK, shumë të nderuar nuk mund të themi se ekzistojnë struktura kriminale që i ngjajnë Cosanstra, Camora aetj. Sepse grupet kriminale nuk kanë hierarki dhe verojnë në mënyrë të ngushtë”, tha Rma ndër të tjera.